Lajme te këqija për Barcelonën, ky futbollist do të mungojë 6 javë
Cillessen do të mungojë të paktën gjashtë javë, pas problemeve me pulpën e këmbës.

Përmes një njoftimi në sajtin zyrtar, Barcelona ka konfirmuar se portieri, Jasper Cillessen, do të jetë jashtë fushave për të paktën gjashtë javë, transmeton Gazeta Express.

Ai ka probleme me pulpën e këmbës dhe sipas klubit, ka shqyer muskulin në stërvitjen e së premtes dhe do të mungojë të paktën 7 ndeshje për Barcelonën.

Cillessen nuk është paraqitur në La Liga këtë sezon, por ka qenë titullar i rregullt në Copa del Rey.

Holandezi, i cili ka bërë gjashtë paraqitje dhe priti një penallti të mërkurën, në fitoren 6-1 ndaj Sevillas – nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Realit në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.
Shtuar më 01/02/2019, ora 22:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori