Lajme të mira, Cassano rikthehet në stërvitje
Lajmemira nga stoli i Milanit. Sulmuesi italian i kuqezinjve, Antonio Cassano, u është rikthyer seancave stërvitore pas disa muajve mungesë për shkak të një problemi kardiak.

Sic njoftojnë mediat italiane, barezi është stërvitur ditën e enjte bashkë me tetë lojtarë të tjerë kuqezinj që nuk u grumbulluan në sfidën e luajtur kundër Barcelonës në San Siro, mbrëmjen e së mërkurës.

Kasano braktisi përkohësisht futbollin më 30 tetor, kur humbi ndjenjat pas takimit me Romën. Ai iu nënshtrua një operacioni më 4 nëntor për një “keqformim në zemër”, problem që mjekët e vlerësuan si joserioz për jetën dhe karrierën e futbollistit. /albeu.com/
Shtuar më 29/03/2012, ora 18:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori