Lajme te mira nga infermieria e Manchester United
Manchester United pritet të mirëpresë më shumë se gjysmën e skuadrës së dëmtuar këtë fundjavë në kampionat. Trajneri i "djajve", Ole Gunar Solskjaer, ka marrë lajme të mira nga infermieria pas krizës së dëmtimeve që pllakosën skuadrën e tij përpara pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Marcus Rashford, Luk Show, Nemanja Matiç dhe Antoni Martial u tërhoqën nga listat e grumbullimit të kombëtareve të tyre për shkak të problemeve të ndryshme, por që të katërt ata do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Uotfordit në "Old Trafford" ditën e shtunë. Romelu Lukaku, i cili humbi ndeshjen e Kupës FA kundër Uolvesit, u grumbullua nga Belgjika, por sulmuesi i cili mori një goditje në këmbë ndaj PSG-së dhe që u agravua kundër Arsenalit, nuk luajti për kombëtaren e tij në fitoret ndaj Rusisë dhe Qipros dhe mbetet gjithashtu në dyshim për të shtunën.

Megjithatë, shokët e tjerë të skuadrës: Erik Beilly, Antonio Valencia dhe Mateo Darmian pritet gjithashtu që t’i lënë pas problemet. Ndërsa Aleksis Sançez vazhdon të mbetet jashtë si pasojë e dëmtimit të ligamentit të gjurit që pësoi kundër Sauthemptonit në fillim të këtij muaji dhe kiliani mund të mos jetë gati që të rikthehet për 3-4 javë. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2019, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori