Lajme të mira nga Spanja, La Liga mund të fillojë më 8 qershor
Qeveria e Spanjës në një konferencë të mbajtur sot (e shtunë), ka bërë të ditur se La Ligas do t’i lejohet vazhdimi i kampionatit nga 8 qershori.

"La Liga mund të rifillojë më 8 qershor", ka deklaruar kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

La Liga do të bëhet liga e dytë e madhe që rikthehet pas Bundesligës, e cila tashmë ka rifilluar kampionatin.

Në Spanjë, sezoni është ndërprerë pas ndeshjes së 27-të, dhe kanë edhe 11 nndeshje për t’u luajtur, me Barcelonën që kryeson me 58 pikë, dy më shumë se Real Madridi.
Shtuar më 23/05/2020, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori