Lajme të mira për Cityn në prag ndeshjen me Tottenham
Sergio Aguero është rikthyer në stërvitjen e Manchester City-t në prag të çerekfinales së Champions League ndaj Tottenham.

Skuadra e Pep Guardiola-s është stërvitur në stadiumin e ri të Tottenhamprag të ndeshjes që do të zhvillohet të martën.

Sulmuesi i City-t mori pjesë në seancën e plotë të stërvitjes teksa skuadra është adaptuar me stadiumin e ri pasditen e së hënës.

Aguero nuk ka luajtur që kur u zëvendësua i dëmtuar gjatë fitores 2-0 ndaj Fulham muajin e kaluar, duke humbur ndeshjet ndaj Cardiff në Premier League dhe Brighton në FA Cup.

Gjatë konferencës për shtyp, trajneri Guardiola ka thënë: "Ai ndihet më mirë, është stërvitur me ekipin për të parën herë dhe ndihet më mirë."

Derbi anglez do të jetë ndeshja e dytë që do të luhet në Tottenham Stadium dhe e para në Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 08/04/2019, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori