Lajme të mira për Gattuson, Calhanoglu dhe Calabria kthehen në skuadër
Hakan Calhanoglu dhe Davide Calabria janë ftuar nga Gennaro Gattuso për ndeshjen e së nesërmes ndaj Lazios në kuadër të Serie A-së.

Gattuso nuk është i lumtur për shkak se një numër tjetër i lojtarëve të rëndësishëm do t’i mungojnë, Alessio Romagnoli, Mateo Musacchio, Mattia Caldara, Lucas Biglia dhe Giacomo Bonaventura, të gjithë të lënduar, kurse Gonzalo Higuain do të mungoj për dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen ndaj Juventusit.

Skuadra e Milanit: G Donnarumma, Plizzari, Reina; Abate, Calabria, Conti, Laxalt, Rodriguez, Simic, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Kessie, Mauri, Montolivo; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Halilovic, Suso, Tsadjout.
Shtuar më 24/11/2018, ora 19:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori