Lajme të mira për Inter, dy titullarët shërohen nga Covid-19
Lajme të mira për Interin. Achraf Hakimi ka rezultuar negative në testin anti-Covid të kryer dje.

Lajmin e jep vetë klubi zikaltër.

“FC Internazionale Milano komunikon se Achraf Hakimi ka rezultuar negative në tamponin e kryer dje pas rezultatit pozitiv para ndeshjes kundër Borussia Munchengladbah në Champions League”.

Shërohet edhe Ashley Young. Në të njëjtën ditë, një tjetër futbollist I Inter le pas krahëve Covid-19. Bëhet fjalë për anglezin Ashley Young, i cili do të rikthehet të stërvitet me skuadrën që këtë të shtunë.
Shtuar më 23/10/2020, ora 18:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori