Lajme të mira për Interin, Marotta pranë mbrojtësit të Tottenham
Administratori i Deleguar i Interit, Beppe Marotta, vazhdon të monitorojë tregun e lojtarëve për të përforcuar ekipin në merkaton e janarit.

Zikaltrit ka shënjestruar tashmë një tjetër emër për të përforcuar repartin e prapavijës. Bëhet fjalë për mbrojtësin belgTottenham, Jan Vertonghen, të cilit në qershor i përfundon kontrata me “Gjelat" e Londrës. Për momentin, mbrojtësi belg duket shumë larg një marrëveshje për të rinovuar kontratën me anglezët dhe një fakt të tillë kërkojnë ta shfrytëzojnë klubet e interesuara për të.

Vertonghen i cili shquhet për lojwn nw ajër mund të mbërrij në "San Siro" me parametra zero dhe kjo është një tjetër motiv që Marota dëshiron ta shfrytëzoi.
Shtuar më 19/11/2019, ora 15:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori