Lajme të mira për Juventusin në prag ndeshjen me Milanin
Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Leonardo Spinazzola janë stërvitur të gjithë të enjten, derisa Cristiano Ronaldo vazhdon të shpresojë që t’ia dalë për ndeshjen me Ajaxin.

"Zonja e Vjetër" e mposhti 2-0 Cagliarin të martën pavarësisht se i munguan nëntë lojtarë të ekipit të parë, raporton Gazeta Express.
Në stërvitjen e së enjtes, para ndeshjes me Milanin të shtunën, Max Allegri ka qenë në gjendje që të llogarisë në Dybalan, Mandzukicin dhe Spinazzolan.

Douglas Costa, Sami Khedira dhe Juan Cuadrado gjithashtu punuan me skuadrën pas një mungese të gjatë. Kurse Ronaldo aktualisht po punon në palestër pas lëndimit që pësoi me Portugalinë.

Synimi i tij është që të kthehet në kohë për ndeshjen çerekfinale në Champions League me Ajaxin me 16 prill në Torino, pasi duket se e vështirë që të rikuperohet për takimin e parë të mërkurën në Holandë.

Martin Caceres, Andrea Barzagli dhe Ronaldo nuk do të jenë për ndeshjen me Milanin këtë fundjavë. /albeu.com/

Shtuar më 04/04/2019, ora 23:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori