Juventusi përmes një komunikate zyrtare të postuar në uebsjatin e tyre kanë njoftuar se lojtari
Alex Sandro është shëruar nga COVID-19.
Sandro ishte infektuar me virusin më 4 janar të këtij viti dhe ka humbur gjashtë ndeshje me
klubin.
"
Alex Sandro ka bërë dy teste dhe ka rezultuar negativ. Ai nuk duhet të izolohet më dhe do të bashkohet me
klubin në seancën stërvitore, e cila mbahet
nesër", njoftuan në komunikatë Biankonerët.
Ndeshja e ardhshme e Juventusit do të jetë
nesër ndaj SPAL në kuadër të Kupës së Italisë.
Shtuar më 26/01/2021,
ora 20:34