Lajme të mira për Kaçen në prag të sfidës ndaj Francës
Më në fund ka lajme të mira nga kampi kuqezi. Gjendja e Ergys Kaçes, ka ardhur duke u përmirësuar. Këtë e konfirmon zyrtarisht, stafi mjekësor kombëtares shqiptare të futbollit.

Futbollisti ka pësuar një goditje në ndeshjen me Zvicrën,e cila e ka shqetësuar një ditë më pas dhe për këtë arsye ai ka patur asistencën e stafit mjekësor, njofton FSHF-ja.

Dje Kaçe është stërvitur në mënyrë individuale me përgatitësin atletik Alberto Belle. Por gjendja për fat të mirë, ka ardhur duke u përmirësuar dhe Ergys Kaçe, do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen kundër Francës.

Konfirmohet gjithashtu zyrtarisht, se nuk ka asnjë futbollist që të ketë probleme fizike që mund ti pengojnë për të luajtur kundër Francës.
Shtuar më 14/06/2016, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori