Lajme të mira për yllin e Kosovës, bëhet portier i dytë i Torinos
Kapiteni i Kosovës, Samir Ujkani, nga 2 shtatori i këtij viti është transferuar te skuadra italiane, Torino.

Gardiani i portës së Kosovës, nuk ka rritur ende të luajë në anjë takim këtë edicion në këtë ekip.

Madje, vushtrriasi ka qenë portier i tretë i Torinos.

Por, në ndeshjen e fundit, Torino – Spal, portieri i parë i vendasve, Sirigu pësoi një lëndim dhe derisa Rosati dhe Ujkani ishin në bankën rezervë, shqiptari doli në nxemje.

Kjo nënkupton, se trajneri Walter Mazzari e ka emëruar Ujkanin si portieri i dytë, menjëherë pas Sirigut. Duket se me punën e tij në stërvitje, Ujkani e ka bindur Mazzarrin që të jetë portieri i dytë në skuadër.
Shtuar më 25/12/2019, ora 13:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori