Lajme të mira, Rumania me 3 mungesa ndaj Shqipërisë
Rumania mori një pikë me mjaft vlera ndaj Zvicrës për të shpresuar kalimin e grupit, por sfidën e fundit do ta luajnë ndaj Shqipëriaë.

Trajneri i Rumanisë në prononcimin e tij për mediat bëri të ditur se përballë Shqipërisë do të bëjë disa ndryshime në formacion nëse futbollistë si Rat, Pintilli e Stancu nuk arrin të riaftësohen në kohë nga dëmtimet respektive.

“Do të bëjmë ndryshime në takimin e fundit në grup, nëse nuk arrimë të rikuperojmë të dëmtuarit. Razvan Rat ka disa probleme muskulore dhe do të jetë shumë e vështirë që ai të jetë gati pas vetëm 3 ditësh.

Gjendja e Pintillit është akoma edhe më serioze dhe me shumë gjasa do të mungojë ndaj Shqipërisë. Edhe Stancu ndien lodhje fizike, por ai gjithsesi ai ka më shumë mundësi për t’u riaftësuar në kohë”, u shpreh Iordanescu.


Shtuar më 16/06/2016, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori