Lajme të mira vijnë për Interin, sulmuesi rikthehet në stërvitje
Keita Balde është rikthyer të stërvitet me grupin dhe ka filluar të ketë kontaktin me topin.

Senegalezi pati një dëmtim në kofshë që e mbajti atë reth 2 muaj larg fushave.

23-vjeçar pritet që të fillojë të stërvitet rregullisht në ditët në vijim dhe do jetë gati për të zbritur në fushë për ndeshjen kundër Spal, e programuar më 10 mars, si dhe për ndeshjen e kthimit ndaj Eintracht Frankfurt në Europa League.

Bashkë me afrikanin është stërvitur edhe Mauro Icardi, i cili ankohet për një dhimbje në gju, por rikthimi në fushë i kapitenit nuk është ende i qartë sepse çështja e tij është përtej një dëmtimi.

Shtuar më 27/02/2019, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori