Lajmi fantastik për mesfushorin e Kombëtares, trajneri i Sportingut e thërret te skuadra e parë
Një nga lojtarët më premtues me origjinë shqiptare është Dejan Lico. Ish-mesfushori i Skënderbeut kaloi te Leganes B në Spanjë. Në muajin janar, ai u huazua te skuadra e të rinjëve të Sportingut në Portugali.

Shqiptari ka bërë mirë me ekipin U-19 dhe ka fituar vëmendjen e ekipit të parë. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që 19-vjeçari të stërvitet me skuadrën e parë. Trajneri holandez Marcel Keizer do të shohë nga afër cilësitë e shqiptarit dhe më pas do të vendosë për të.

Lojtari i Shqipërisë U-19 duhet të bindë teknikun në mënyrë që portugezët të paguajnë për kartonin e tij tek ekipi i Leganesit. Një mundësi e mirë për Licon që të mund të shfaqë potencialin e tij dhe pse jo të bëjë një tjetër hap të rëndësishëm në karrierë. /albeu.com/



Shtuar më 22/04/2019, ora 16:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori