E FUNDIT/ Tërmeti shkund Tiranën
"Lajthit" Giggs: Nuk kam abonim për të parë Bale
bale
Trajneri i kombëtares së Uellsit, Ryan Giggs ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij për sulmuesin e Realit, Gareth Bale. Ai tha se nuk e ka ndjekur ecurinë e 28 vjeçarit pasi nuk ka bërë abonimin, një deklaratë e cila mendohet të jetë bërë për të lënë futbollistin të qetë.

“Nuk kam parë shumë ndeshje, sepse Sky nuk e transmeton kampionatin spanjoll. Tani transmetohet në Eleven Sports dhe nuk e kam bërë abonimin. Nuk e kam pare.

Nuk besoj se ka ndihmë. Ka 5 vite në Madrid. Edhe unë kritikohesha tek United. Ai është nën vëzhgim gjithë kohën dhe është mësuar me këto gjëra. Është futbollist veteran dhe luan në një klub të madh, ku ka provuar ndjesitë kryesore të një futbollisti.

Di të them që Bale pret me padurim të bashkohet me kombëtaren”, tha Giggs. /albeu.com/

Shtuar më 06/11/2018, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori