Lakersat ne gjysmefinale
Albeu.com
Basketbollistët e Los Angeles Lakers në ndeshjen e gjashtë të plejofit në konferencën perëndimore të NBA si mysafirë kanë arritur të mposhtin ekipin vendës Oklahoma Thunder me rezultat 95:94 dhe kësisoj kanë depërtuar në gjysmëfinale.
Në gjysmëfinale ata i pret ekipi Utah, i cili në ndeshjen e gjashtë ka mposhtur Denverin 112:104. Ndërkaq, në konferencën lindore, Atlanta ka mundur Milwaukeen 83:69 dhe ka barazuar rezultatin në 3:3 dhe vetëm pas ndeshjes së shtatë do të dihet se cila nga këto dy ekipe vazhdon më tutje.

Për Lakerast pikët vendimtare i ka shënuar Pau Gasol, i cili vetëm një sekondë para përfundimit të këtij takimi jashtëzakonisht dramatik arrti të shënojë dy pikë dhe ta kthejë humbjen në fitore.
Shtuar më 01/05/2010, ora 18:40
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori