Kush është biznesmeni u ekzekutua me pistoletë silenciator në mes të Tiranës
Lala edhe një vit me Hannoverin
Altin Lala do të luajë edhe një vit në Hannover 96. Klubi gjerman, përmes faqes së vet zyrtare, ka njoftuar se ia ka vazhduar kontratën mesfushorit shqiptar edhe për një vit deri në qershor 2012.

"Altini ka mbetur figurë e rëndësishme e skuadrës sonë. Ai është shembull për lojtarët tanë të rinj".

"Është model në shumë aspekte. Ai do ta shfaqë eksperiencën e tij ndërkombëtare si lojtar me përfaqësuesen e Shqipërisë, sidomos në pjesëmarrjen tonë evropiane", deklaroi drejtori sportiv i Hannoverit, Joerg Schmadtke.

Ndërkohë, i lumtur për vazhdimin e kontratës dukej edhe përfaqësuesi shqiptar, i cili e kaloi ajkën e karrierës së tij te klubi gjerman.

"Më vjen mirë që do jem pjesë e këtij ekipi edhe një vit, posaçërisht tash kur kemi arritur sukses, kjo të bën të zbavitesh".

"Ekipi ynë përbëhet nga një miks i lojtarëve me përvojë dhe atyre të rinj. Ky është një përfitim për angazhimet në nivelin ndërkombëtar", deklaroi 35 vjeçari Lala, kontrata e deritashme e të cilit skadonte këtë verë. /albeu.com/

Shtuar më 12/05/2011, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori