Lala-Rashicës: Do të tregoj rrugën si të arrish në finalen e Championsit
Altin Lala mendon se Milot Rashica i ka të gjitha mundësitë që një ditë të luajë në finalen e LigësKampioneve.

Në një intervistë për ueb-faqen gjermane “Welt.de”, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare është shprehur se te sulmuesi kosovar i Viteshes sheh atë talent që vetë ai nuk e pari.

“I kam thënë: ‘Me talentin që ke, mund të luash në finalen e LigësKampioneve. Unë vetë nuk munda, sepse nuk kisha talentin e mjaftueshëm. Por ty mund të ta tregoj rrugën për të shkuar deri aty’”, tha 40-vjeçari.

Lala, dikur një refugjat me vetëm 20 franga në xhep, u shndërrua në një nga legjendat e Hanoverit, shkruan Panorama Sport.

Ai u nderua me një ceremoni madhështore kur vendosi t’i varë këpucët në gozhdë në 2012-n, pas 14 vitesh në klubin e Bundesligës. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2016, ora 13:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori