Pas 17 vitesh sulmuesi anglez Rickie
Lambert është rikthyer në
Anfield për të luajtur për skuadrën e
Liverpoolit. Për 32 vjeçarin e transferuar nga Southamptoni, ekipi nga
Anfield do të paguajë 4.5 milion
funte por kjo shumë rritet deri në 9 milionë
funte, në bazë të paraqitjeve të lojtarit dhe sukseseve të
Liverpoolit.
“Nuk mund ta besoj këtë. E kam dashur këtë
klub gjatë tërë jetës. Jam larguar nga këtu 17 vjet më parë, por nuk kam ndalur së dashuri këtë
klub. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj për Liverpoolin. Nuk besoja se kjo mundësi do më vinte. E di sa i madh është Liverpooli dhe kjo do të thotë gjithçka për mua” eshte shprehur
Lambert. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2014,
ora 14:20