Lamela e mbyll para kohe sezonin te Tottenham
Nuk kanë fund problemet për Erik Lamela-n. Futbollisti argjentinas e ka mbyllur para kohe sezonin, për shkak të një dëmtimi në këmbë.

Lajmin e bëri të ditur vet klubi i Tottenham, ku sqaroi gjithashtu se lojtari do t’i nënshtrohet edhe një operacioni. Mbyllet kështu me vetëm 14 ndeshje dhe dy gola të shënuar, ky sezon për Lamelan, i cili që prej Tetorit të vitit të kaluar vuan prej problemeve të shumta fizike.

Pas këtij lajmi pritet që edhe Interi të heq dorë nga mesfushori, të cilin e kërkonte prej kohësh.
Shtuar më 30/03/2017, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori