Sulmuesi i Romës,
Erik Lamela, në një intervistë për të përditshmen argjentinase “Ole”, rrëfen raportin me kapitenin e verdhekuqve, Francesco
Totti.
“Nga
Totti mësohet shumë. Është një futbollist historik për klubin, idhull i të gjithë tifozëve dhe shumë në formë. Pa përmendur argjentinasit
Totti është futbollisti i cili më jep më shumë këshilla. Është ai që flas më shumë. Nuk kemi asnjë problem gjuhe, kuptohemi. Jam i lumtur në këto 7 muaj te
Roma. U prita mirë që në fillim, tani ndihem një mbret. Me skuadrën që kemi, besoj se mund të arrimë shumë lart”, deklaroi talenti i futbollit argjentinas,
Erik Lamela. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2012,
ora 18:09