Lampard: Akuzoni tifozet dhe jo Drogben
Pëlqej
Albeu.com
Frank Lampard ka kërkuar nga organet përgjegjëse të mendojnë se kush është fajtor për ngjarjen në ndeshjen kundër Burnleyt dhe t’i akuzojnë tifozët për hedhjen e gjërave mbi Drobgën dhe jo të kundërtën.
Drobga po përballet me një hulumtim për shkak të ngjarjes e cila ndodhi kundër Burnleyt, kur tifozët hodhën gjëra të ndryshme kah sulmuesi i cili festonte golin e tij, por i cili më pas ua tregoi gishtin atyre.

“Ka dy anë të kësaj ngjarje. Didier reagoi ndaj reaksionit të tifozëve në mënyrë shumë njerëzore, kjo është gabim. Po ashtu kjo i ka ndodhur edhe Jamie Carragher. Ai menjëherë vrapoi tek ne dhe tha se ka bërë gabim”, ka deklaruar Lampard.

“Njerëzit të cilët përcjellin ndeshjet, po ashtu duhet të ndalojnë të gjuajnë gjëra në fushë. Unë isha në afërsi të Didier në atë moment dhe mund të them se kishte shumë para rreth tij”, ka shtuar mesfushori anglez.
Shtuar më 14/11/2008, ora 18:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori