Lampard: Bëra punën time
Pëlqej
Frank Lampard ka pranuar se kishte emocione të përziera pas golit që i shënoi Chelseat në barazimin prej 1-1.
Mesfushori anglez u lagua nga Blutë pas 13 vitesh dhe nënshkroi për ekipin amerikan New York City FC, mirëpo është huazuar te klubi amë, Manchester City, deri në janar.

Ishte pikërisht ai lojtari që ia siguroi një pikë Cityt që luante me një lojtar më pak dhe ishte në disavantazh, duke i shënuar ish-klubit të tij.

“Ishte vërtet vështirë. Nuk do të isha profesionist, po të mos inkuadrohesha dhe ta kryeja punën time. U përpoqa të kthehesha për të shënuar, ishte një top i mrekullueshëm nga Milly (Milner)”.

“Kam kaluar 13 vite fantastike me tifozët e Chelseat. Prandaj kam emocione të përziera”, është shprehur Lampard për Sky Sports.
Shtuar më 22/09/2014, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori