Lampard dhe Gerrard: Ishte penallti e pastër për Juventusin (VIDEO)
Frank Lampard dhe Steven Gerrard ishin të ashpër në kritikat e tyre ndaj arbitrave të ndeshjes mes Tottenham Hotspur dhe Juventusit.

Ish-futbollistët anglez kanë mendim të kundërt për dallim nga gjyqtari Szymon Marciniak, i cili i mohoi një penalti skuadrës së Zonjës së Vjetër.

Pas vetëm 15 minutash në Wembley, Douglas Costa u rrëzua në zonën e 16-të metrave pas një ndërhyrje të ashpër të Jan Vertonghenit.

“Ai merr një kontakt me të dyja këmbët. Nuk ka asnjë justifikim nga gjyqtari. Ishte penalti”, tha Lampard.

“Për mua është një penalti. Gjyqtari ishte 10 metra larg. Vertongen ndërhyri në mënyrë të palejuar në Costan”, tha Gerrard.

Në fund, vendimi u tregua i parëndësishëm pasi gjigantët italianë u kualifikuan në çerekfinale me golat e Paulo Dybalas dhe Gonzalo Higuainit ndërsa për anglezët realizoi Son Heung-Min. /albeu.com/
Shtuar më 08/03/2018, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori