Lampard dhe Gerrard kritikojnë ashpë Karius
Dy legjendat e Anglisë; Stiven Gerrard dhe Frank Lampard bëjnë përgjegjës Kariusin për humbjen e Liverpoolit në finale.

“Në nivelin njerëzor, mund të ndiesh trishtim për Kariusin. Do t’i rëndojnë përjetësisht në ndërgjegje ato gabime. Tek e para, nuk besonin sytë çfarë po shikoja”, tha Frank Lampard.

“Unë kam fituar një dhe humbur një finale. Ato që humben nuk mbahen mend. Ato dy gabime ishin vendimtare për rezultatin”, shtoi Gerrard. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori