Olivier Giroud shënoi dy herë në fitoren me rezultat 4:0 të
Chelseat kundër St. Patrick’s, duke ia dhënë kështu
trajnerit Frank Lampardit fitoren e tij të parë që kur u emërua në pozitën e
trajnerit të klubit londinez.
Francezi Olivier Giroud hyri në lojë nga banka rezervë dhe i shënoi dy gola në pjesën e dytë të ndeshjen në Dublin, pasi golat e shënuara në pjesën e parë të
ndeshjes nga Mason Mount dhe Emerson Pamlieri bënë që mysafirët ta kenë nën kontroll
ndeshjes.
Edhe pse i bëri 11 ndryshime pas përfundimit të pjesës së parë,
Lampardi – në vetëm ndeshjen e tij të dytë si trajner i
Chelseat – do të ketë mësuar shumë gjëra për skuadrën e tij, e cila po përgatitet për sezonin e ri.
Në ndeshjen e parë të Lampardit si trajner i
Chelseat, klubi londinez kishte barazuar me rezultat 1:1 kundër Bohemians, duke e humbur epërsinë në momentet e fundit të
ndeshjes.
Lampardi do të shpresojë që këto përgatitje të jenë të mjaftueshme që ai ta kuptojë sa më mirë skuadrën e tij para se të fillojë sezoni i ri i Premierligës.
Chelsea do të përballet me Manchester Unitedin në xhiron të parë të sezonit 2019/20 të Premierligës. Kjo përballje do të jetë një sfidë e vështirë për legjendën e
Chelseat, Lampard, pasi që skuadra e tij të luajë si mysafire.
Shtuar më 13/07/2019,
ora 17:21