Lampard, "flet" me këmbë
Frank Lampard
Frank Lampard është i kënaqur që heshti kritikët me hat-trickun e tij në fitoren 5-1 ndaj Bolton të dielën. 33 vjeçari ishte lënë jashtë formacionit bazë në takimet e kaluara por ishte i kënaqur që tregoi kualitetet e tij në Reebok Stadium.

"Jam prezent për një kohë të gjatë dhe asnjëherë nuk planifikoj të zhdukem, duhet të qëndroni të fuqishëm dhe të lejoni që loja juaj të flet për ju".

"Nëse e bëni këtë dhe punoni shumë atëherë gjërat ju kthehen dhe mendoj se kjo më ndodhi mua kësaj radhe".

"Është gjithnjë ndjenjë e mirë, jam i kënaqur që kam luajtur dhe që kam kontribuar në fitoren e ekipit" tha Lampard për Sky Sports News. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2011, ora 20:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori