Lampard: Havertz blerje super
Frank Lampard është shumë i kënaqur me drejtuesit e klubit për merkaton që kanë zhvilluar dhe sidomos për afrimin më të fundit atë të talentit gjerman Kai Havertz. Në një intervistë trajneri i Chelsea-t ka thënë fjalët më të mira për 20-vjeçarin e afruar nga Bayer Leverkusen, duke nënvizuar se Havertz i kujton shumë ish-shokun e skuadrës gjermanin tjetër Michael Ballack edhe pse nuk kanë të njëjtin stil loje.

"Havertz është një blerje e madhe e klubit tonë. E ndiqja me kujdes prej shumë kohësh këtë lojtar. Ai si Ballack? Michael ka qenë një futbollist shumë i mirë, kemi kujtime të shkëlqyera nga ai, por secili ka karakteristikat e veta. Kai ka stilin e tij unik, jam shumë entuziast që do të punoj me të dhe mezi po pres", thekson trajneri i Chelsea.
Shtuar më 10/09/2020, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori