Lampard i lumtur qe eshte te Celsi
Albeu.com
Frenk Lampard ka pranuar se ishte shumë pranë kalimit te zikaltrit së bashku me Mourinjon. 18 muaj më parë ishte vetëm një hap larg Interit, por më pas nënshkroi një kontratë me Çelsin edhe për pesë vite të tjerë. “Në atë kohë mendova seriozisht për një kalim te Interi. Ishte një periudhë e vështirë në jetën time dhe të gjithë e dinë se sa shumë kam qenë i lidhur me Mourinjon.”

“Nuk doja të shkoja në asnjë klub tjetër anglez. Tashmë karriera ime do të përfundojë te Çelsi. Moskalimi te Interi ishte gjëja më e mirë që mund të bëja, sepse kuptova çfarë doja dhe çfarë më kishte dhënë Çelsi. Interi është një klub i madh, por nuk është Çelsi”.
Shtuar më 24/02/2010, ora 18:24
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori