Lampard i shënon Chelsea-t, vdes tifozi (FOTO LAJM)

Lampard nuk e feston golin ndaj ish skuadrës së tij
Pëlqej
Goli i Frank Lampard në barazimin mes Manchester City-t dhe Chelsea-t këtë të dielë ishte vdekjeprurës për një tifoz të skuadrës londineze. Fahad Musana, 24-vjeç nga Uganda vdiq pas një ataki kardiak pasi anglezi shënoi në portën e ish ekipit të tij.

Fahad Musana ishte duke e ndjekur ndeshjen në Uganda dhe pësoi infraktin pasi Lampard barazoi ndeshjen në minutën e 85.


Musana ishte edhe futbollist profesionist i skuadrës Simba FC në ligën e parë të Ugandës.

Federata e Futbollit të Ugandës (FUFA) ka konfirmuar lajmin tragjik nëpërmjet një komunikate për shtyp. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 14:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori