Trajneri i
Chelseat, Frank Lampard, e ka pranuar se ka motivim shtesë për të siguruar fitore këtë fundjavë në ndeshjen
kundër Tottenhamit, për shkak se do të jetë përballje ish-trajnerit të tij
Jose Mourinhos.
Frank Lampard i kishte fituar dy tituj të Premierligës si lojtar i
Chelseat nën
Jose Mourinhon si trajner, duke u bërë i njohur edhe si njëri ndër mesfushorët më të mirë i të gjitha kohëve në futbollin anglez, transmeton Gazeta Express.
Pasi i dha fund karrierës së tij si futbollist në vitin 2017,
Lampardi e nisi karrierën si trajner dhe këtë sezon është kthyer te ish-klubi i tij, Chelsea, ku i ka fituar 13 nga ndeshjet e tij të para si trajner në Stamford Bridge.
Të dielën,
Lampardi dhe skuadra e tij do të përballen me Tottenhamin e drejtuar nga ish-trajneri i
Chelseat,
Jose Mourinho, i cili e mori drejtimin e Tottenhamit pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos nga klubi.
“Mendoj se do të jetë e veçantë. Mendoj se kjo do ta bëjë ndryshimin për mua, por mendoj se e njëjta gjë vlen edhe për të. Ne jemi të dy profesionistë, jemi të motivuar dhe nganjëherë, kur takohesh me dikë nga e kaluara, kjo të shtynë të punosh edhe më shumë”, ka thënë
Lampardi.
“Për më tepër, do të jetë një përballje mes Tottenhamin dhe
Chelseat. Kjo ndeshje është mjaft emocionuese edhe pa këto gjëra. Por, tani aty është
Jose Mourinho dhe ai do të jetë i uritur për të na mposhtur”.
Kur u pyet se a do ta shijonte fitoren
kundër Mourinhos edhe më shumë sesa vetëm për tre pikët e fituara,
Lampardi u përgjigj: “Në kokën time, po. Unë dua të fitoj
kundër më të mirëve”.
“Kur kam qenë
kundër Pep Guardiolës dhe Jurgen Kloppit këtë sezon, kam menduar se a mund ta dëshmojë
kundër këtyre trajnerëve të mrekullueshëm se çfarë mund të bëjmë unë dhe skuadra ime. Kështu që do të jetë një ndjenjë e ngjashme”.
Shtuar më 20/12/2019,
ora 13:35