Lampard po i merr maksimumin të rinjve të akademisë, Chelsea gati ta përforcojë ekipin
Chelsea së shpejti mbyll dënimin e dhënë nga FIFA për të mos bërë transferime dhe londinezët pritet të hidhen në sulm për t;i bërë dhuratat e para trajnerit Frank Lampard. Lëvizje në dy reparte, me Ben Chilwell të dëshiruar për mbrojtjen dhe Wilfried Zaha dhe Timo Werner objektivat për sulmin.

The Sun raporton se për të bërë këto transferime pritet të shpenzohen më shumë se 150 milionë sterlina. Leicester për mbrojtësin e krahut pretendon të përfitojë rrethe 50 milionë sterlina. Chilwell është bërë pjesë edhe e kombëtares angleze dhe po paraqitet mjaft mirë me "Dhelprat".

Zaha ndërkohë në verë u kërkua me ngulm nga Arsenali dhe Everton, por Crystal Palace kërkon më shumë se 70 milionë sterlina. Sa i takon Werner, ai ka një klauzolë të ulët që kap shifrën e 25 milionë sterlinave.
Shtuar më 05/11/2019, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori