Lampard: Stamford Bridge mbetet nje fortese
Pëlqej
Albeu.com
Mesfushori i Chelseat Frank Lampard ka thënë se ajo që ndodhi në Stamford Bridge në ndeshjen kundër Liverpoolit nuk do të përsëritet.Pas 86 ndeshjesh pa e shijuar humbjen në Stamford Bridge, Chelsea më në fund u mposht në shtëpi nga Redsat me rezultat minimal, 1-0.

“Kemi zhvilluar shumë lojëra të vështira në shtëpi dhe nuk jemi mposhtur. Humbja nga Liverpooli ishte zhgënjim, mirëpo ne përsëri vazhdojmë të kemi mbështetjen e tifozëve dhe nuk do të kemi probleme në të ardhmen”.

“Jemi të gjithë profesionistë dhe dëshirojmë fitore. Humbja e rekordit nuk është diçka për të cilën personalisht shqetësohem, por është me rëndësi që të rimëkëmbemi menjëherë, gjë që e bëmë kundër Hull Cityt”.

“Humbja e një ndeshjeje në shtëpi nuk është diçka e madhe kur ke në plan ta fitosh gjithë kampionatin. Njerëzit e bëjnë të madhe këtë, mirëpo ishin vetëm tre pikë në pyetje dhe asgjë më shumë”, ka thënë mesfushori anglez.
Shtuar më 01/11/2008, ora 16:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori