Lampard: Të gjithë duhet të shënojmë
Albeu.com
Pas lëndimit të Dider Drogbas në ndeshjen kundër CFR Cluj, mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka theksuar se Blutë mund ta kompensojnë mungesën e tij duke ndarë me njëri-tjetrin përgjegjësitë e golashënuesit.“Nëse Didier do të mungojë për një kohë, duhet të shënojnë gola të gjithë bashkëlojtarët, gjë që mund ta bëjmë edhe pse situata nuk është ideale”.

“Nicolas është një sulmues i klasit dhe po ashtu e kemi edhe Salomon dhe të riun Franco di Santo, i cili edhe pse nuk ka përvojë, ka kualitete”.

“Lajmi për Didier ishte i keq, sepse ai është shumë i rëndësishëm për ne. Shpresoj të mos jetë aq keq sa dukej, kështu që të kthehet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë mesfushori anglez.
Shtuar më 02/10/2008, ora 22:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori