Lampard: Vetem Messi mund ta zevendesoje Ronaldon
Albeu.com
Mesfushori i Chelseat, Frank Lampard, ka deklaruar se i vetmi lojtar që mund ta zëvendësojë Cristiano Ronaldon te Manchester Unitedi është superylli i Barcelonës, Lionel Messi.“Atë (Ronaldon) nuk mund ta zëvendësosh, përveç Messit- ai është lojtari i vetëm që mund ta zëvendësojë”.

“Është shumë vështirë ta zëvendësosh atë. Kam dëgjuar Fergusonin ta ketë thënë këtë, dhe unë mendoj se ai nuk do të mundohet ta zëvendësojë”.

“Ai (Ferguson) do të mundohet ta bëjë skuadrën e fuqishme si tërësi në mungesë të tij (Ronaldos). Kjo është e vetmja gjë që mund të bëjë”, është shprehur Lampard për “Sky Sports”.
Shtuar më 22/08/2009, ora 00:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori