Lampart i gatshem per Interin
Albeu.com
Frank Lampard është i gatshëm dhe do të udhëtojë për në Milano ku të mërkurën mbrëma skuadra e tij do të zhvilloj njërën nga ndeshjet më të rëndësishme të kësaj faze të Ligës së Kampionëve kundër Interit.Mesfushori anglez mungoi ndeshjen e fundit në kampionat, si pasojë e një infeksioni me virus dhe ishte në dyshim për takimin kundër skuadrës kampione të Italisë.

Mirëpo, njoftimet e fundit thonë se anglezi Lampard është i gatshëm të luajë kundër skuadrës së ish-trajnerit të tij Hoze Murinjo.
Edhe mbrojtësit Aleks dhe Beletti do të udhëtojnë për në Milano edhe pse për inkuadrimin e tyre do të vendoset në minutat e fundit.
Shtuar më 23/02/2010, ora 23:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori