Lamtumira e dhimbshme, Ronaldinho i jep fund rrugëtimit
Pëlqej
Ronaldinho i ka var atletet në moshën 37 vjeçare.

Legjendari brazilian, Ronaldinho, edhe zyrtarisht i ka dhënë lamtumirën futbollit, këtë e ka konfirmuar vëllai dhe agjenti i lojtarit, Roberto Assis.

“Ai është pensionuar, ka përfunduar”, tha Assis për O Globo. “Le të bëjmë tani diçka të bukur “për lamtumirën”, shumë të madhe, ndoshta pas Kupës së Botës në Rusi, ndoshta në gusht”.

“Do të bëjmë disa organizime në Brazil, Evropë dhe Azi. Gjithashtu jemi duke aranzhuar diçka edhe me Kombëtaren e Brazilit gjithashtu”.


37 vjeçari nuk ka luajtur futboll profesionist që kur u largua nga ekipi brazilian, Fluminense në vitin 2015.

Ai gjatë karrierës ka luajtur për klube si 1998/2001 Grêmio, 2001/2003 Paris Saint-Germain, 2003/2008 Barcelona, 2008/2011 Milan, 2011/2012 Flamengo, 2012/2014 Atlético Mineiro, 2014/2015 Querétaro, 2015 Fluminense.


37 vjeçari ka shënuar 280 gola në 728 ndeshje në nivel klubesh si dhe 33 gola në 97 paraqitje për Brazilin.

Roni ka fituar gjatë karrierës shumë trofe, veçohen; një Champions League, një Serie A, një Copa America, një Kupë të Botës dhe dy La Liga shkruan ekspress.

Braziliani ka fituar edhe Topin e Artë, si dhe është shpallur më i miri në botë nga FIFA e UEFA.
Shtuar më 16/01/2018, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori