Trupi i Diego Maradonës mbërriti në pallatin
presidencial në Argjentinë, teksa vendi po përgatitet për t’i dhënë atij lamtumirën e fundit.
Gjeniu i futbollit
ndërroi jetë të mërkurën në moshën 60-vjeçare. Një turmë me tifozë ishin mbledhur përpara pallatit
presidencial, ndërsa Argjentina do mbajë tri ditë zie.
Një raport i autopsisë është publikuar nga mediat argjentinase. Sipas autopsisë,
Maradona vdiq në gjumë vetëm dy javë pasi ishte operuar në tru nga një mpiksje e gjakut.
Mjekët zbuluan se ai ka ndërruar jetë nga kardiomiopatia, një gjendje ku muskujt e zemrës dobësohen dhe zgjerohen duke mos pompuar mjaftueshëm gjak për pjesën tjetër të trupit.
Nipi i tij, Johnny Esposito e pa për herë të fundit.
Maradona i tha atij se nuk ndjehej mirë dhe u ngjit në dhomë ku u shtri në krevat. Aty
ndërroi jetë nga ataku kardiak.
Shtuar më 26/11/2020,
ora 11:03