Lamtumira e Patos: Nuk harrohet lehtë Milani
Alexandre Pato ka dashur të përshëndesë tifozët e Milan nëpërmjet faqes zyrtare të klubit kuqezi pak para se të largohet për në Brazil ku doi ti bashkohet kampionëve të ri të botës, Corinthians. Ja mesazhi:

"Dua t'iu përshëndes, por mbi të gjitha t'iu falenderoj të gjithëve. Nga presidenti deri te shumë persona me të cilët kam punuar në këto vite të paharrueshme në Milano. Po shkoj në Brazil, te Corinthians, për të patur mundësinë të luaj vazhdimisht. Por nuk do të jetë e lehtë të harroj Milanin. Kam qënë dhe do të jem gjithmonë i lidhur me këtë fanellë, me ngjyrat dhe tifozët e saj. Për ta shkon edhe falenderimi më i madh në këto momente", përfundon mesazhi i Alexandre Patos. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori