Dështimi i Sllovenisë për të siguruar një biletë për në
Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë, duket se ka ndikuar shumë edhe tek futbollistët e saj. Eleminimi përballë Ukrainës në fazën “PlayOff” ka bërë që njëri prej lojtarëve kryesorë të saj të largohet përfundimisht nga Kombëtarja.
Bëhet fjalë për portierin e njohur
Samir Handanovic që është dukur tepër i mërzitur pas eleminimit dhe ka vendosur që të largohet përfundimisht nga rradhët e përfaqësueses sllovene.
Portieri i Inter ishte një nga pikat më të forta të Kombëtares së tij, por fakteqsisht nuk arritën të kualifikohen për në
Euro 2016 dhe kjo gjë ka shtyrë gardianin të marrë këtë vendim ekstrem.
Shtuar më 18/11/2015,
ora 13:36