Lamtumirat e këtij sezoni (FOTO LAJM)

Ryan Giggs - Manchester United
Ky fundsezoni në futbollin europian do të mbahet mend edhe për largimin e disa ikonave të tij. Kështu, Javier Zanetti vari këpucët në gozhdë pas dekadash të tëra me fanellën e Interit, Ryan Giggs po ashtu la futbollin e luajtur pas një karriere fantastike me Manchester United dhe të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe kapiteni i Barcelonës Carles Puyol.

Por përveç largimeve përfundimtare, do të ketë edhe transferime në skaudra të tjera të lojtarëve që gjithë jetën e tyre futbollsitike e kanë të lidhur me ekipet aktuale.

Victor Valdes është përshëndetur përfundimisht me Barcelonën. Portieri spanjoll e ka mbyllur ekseriencën në Camo Nou, ndërsa do t’i kthehet fushës së blertë vetëm pasi të rikuperohet plotësisht. Sipas të gjitha gjasave, 32 vjeçari mund t’i bashkohet Monacos gjatë verës. Valdes ka fituar gjithçka me Barcelonën në 10 vjetët e fundit.

Në anën tjetër Rio Ferdinand i ka dhënë fund karrierës në Manchester United, pas 12 vjetësh të suksesshëm. "Djajtë e Kuq" nuk ia vazhduan kontratën dhe mbrojtësi anglez po e kërkon një eksperiencë të re. 35 vjeçari e konsideron të paharrueshëm përvojën në "Old Trafford". /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2014, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori