Lamtumirë Champions, Reali poshtërohet nga të vegjëlit e Ajax-it (VIDEO)
E pabesueshme por e vërtet, çduhet të bëjë kapiteni Sergio Ramos tanimë kur mbeti me dëshirën e tij jasht kësaj ndeshje të cilën e mbaruan parakohe? ,shkruan Albeu.com

Të hysh në fushë me mëndjen që je i kualifikuar pëson fatin e Realit. 4 herë kampion në 5 vitet e fundit, skuadra e rekordeve në Champions League zvarritet në fushë nga fëmijët e Ajax të cilët dëshmuan se grupi, zemra, dhe talenti mposht çdo kundërshtar.

Askush për asnjë arsye nuk mund ta urrejë këtë skuadër sepse la jashtë kampionin në fuqi përkundrazi meriton duartrokitje dhe respekt maksimal për atë çka dha në këto dy ndeshje por edhe për filozofinë që ndjek kjo skuadër duke prodhuar pafund talente që të impresionojnë.

Bernabeu e pësoi shuplakën e parë që në minutën e 7 me Ziyech për të vazhduar me Neres në minutën e 18’ më pas më Tadiç në minutën e 62’ dhe e fundit për ta plasur në tokë mendoi Schone në minutën 72’.

I vetmi sinjal por që nuk u ndje shumë ishte ai i Asensio në minutën e 70’.

“Galaktikët” në vetëm 1 javë i thonë lamtumirë të gjithë trofeve të mundshëm. Shihemi sezonin e ardhshem! /albeu.com/
Shtuar më 05/03/2019, ora 23:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori