Lamtumirë emocionuese për De Jong (VIDEO)




De Jong i ka dhënë lamtumirën Ajaxit.

Pa fjalë. Emocione të jashtëzakonshme, krenari e dyanshme dhe e pafund, patjetër edhe lotë. Frenkie De Jong dhe e dashura e tij, Mikky Kiemeney, mbetën të mrekulluar nga "lamtumira", që i kishin rezervuar tifozët. Gjithçka ndodhi, kur ai po largohej nga "Johan Cruyff Arena", aty ku luajti ndeshjen e fundit dhe u përshëndet me tifozët.

Mesfushori, i cili është i lumtur me nivelin personal, ka ende keqardhje për mënyrën e eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në atë stadium.

Barça do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, ku shpreson ta fitojë këtë trofe.

"Unë e pashë ndeshjen mes Liverpoolit dhe Barcelonës, nuk e di nëse kishte nevojë për mua. Nëse loja do të ishte pak më ndryshe, Barça do të ishte në finale dhe mund të fitonte tripletën", – komentoi De Jong pas ndeshjes kundër Utrech, e cila përfundoi me fitoren 4-1.

"Ky ka qenë një sezon fantastik, edhe pse do të doja t’i thosha lamtumirë Ajaxit me tre tituj, por nuk ishte e mundur".

"Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Nuk duhet të qajmë, pse largohemi, por të buzëqeshim e krenohemi, që kemi luajtur këtu". /albeu.com/

Shtuar më 13/05/2019, ora 16:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori