Aventura e Christian
Eriksen tek
Inter-i duket se do të përfundojë shumë shpejt.
Lamtumira e danezit nga Milano mund të vijë që në
janar.
Sipas mediave italiane, zikaltrit mund të kërkojnë të realizojnë një shkëmbim me PSG-në për Leandro Paredes, ish-mesfushori i Roma-s dhe Zenit-it, kontrata e të cilit skadon në vitin 2023, por që duket se nuk ka dëshirë të qëndrojë më në Paris.
PSG e konsideron argjentinasin të barabartë me
Eriksen, gjë me të cilën nuk është dakord
Inter-i. Por ideja mbetet dhe mund të realizohet që në
janar.
Shtuar më 18/11/2020,
ora 20:15