Lamtumirë futboll! 14 yjet që do të jenë "ish" (FOTO LAJM)

CRSITIAN CHIVU - INTER
Ky fundsezoni në futbollin europian dhe atë botëror do të mbahet mend edhe për largimin e disa ikonave të tij. Kështu, Javier Zanetti vari këpucët në gozhdë pas dekadash të tëra me fanellën e Interit, Ryan Giggs po ashtu la futbollin e luajtur pas një karriere fantastike me Manchester United dhe të njëjtën gjë pritet të bëjë edhe kapiteni i Barcelonës Carles Puyol.

Pa harruar këtu edhe ikona të tjera si: Rivaldo, Recoba, Nesta, Juninho apo portierin goleador Rogerio Ceni.


Përveç futbollistëve është edhe një teknik i njohur që ka anonçuar lamtumirën. Një prej tyre është edhe Frank Rijkaard, i cili në moshën 51-vjeçare ka vendosur të mos trajnojë më. /albeu.com/
Shtuar më 14/05/2014, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori