Lamtumirë Itali
Paraqitjet e tij të fundit nuk të lenë të dyshosh: Alessandro Del Piero është ende një futbollist deçiziv dhe tifozët e Juventus kërkojnë me çdo kusht ti ndërrojnë mendje presidentit Andrea Agnelli që të mos e largojnë nga Torino.

Kapiteni bardhezi duket se ka marrë një vendim, siç raportohet nga Amazon.it, e cila ka marrë disa citime nga libri i tij "Luajmë akoma": " Pas 20 vjet karriere të shkëlqyer, Alessandro Del Piero le futbollin italian".

Ndoshta ky fund sezoni mund ti ndryshojë mendje presidentit juventin, gjithsesi Del Piero duket gjithmonë e më larg Juventusit. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2012, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori