Lamtumirë Juventus, Mandzukic transferohet në Premier League
"The Telegraph" raporton se sulmuesii Juventusit, po kërkohet nga Everton në Premierligë, përcjell lajmi.net.

Ish anëtari i Bayern Munich dhe Atletico Madrid, duhet të mendojë për të ardhmen e tij larg Torinos, pasi nuk është pjesë e planeve të Maurizio Sarrit te Juventus.

Lojtari që ka vazhduar kontratë të re me Juventusin në fund të sezonit të kaluar, po kërkohet nga Everton.

Kalimi në Premierligë do të ishte një aventurë e re për 33 vjeçarin, që në të kaluarën ka veshur edhe fanellën e Wolfsburg.
Shtuar më 17/07/2019, ora 20:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori