Laporta: Barcelona të blejë futbollistë duke pyetur edhe Messin
Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, vazhdon me sulmet ndaj drejtuesve më të lartë të klubit katalanas.

Këtë radhë në shënjestër ka vënë drejtorin sportiv, Ariedo Braida, të cilon e akuzon për çështjen "Pogba".

Në intervistën dhënë për radion “Cadena Ser”, Laporta deklaroi se çelësi i zgjidhjes së kësaj çështje është në duart e agjentit të lojtarit, Mino Raiola, transmeton Albeu.com.

“Unë e respektoj shumë Juventusin por nëse do të kishte një interes të vërtetë për mesfushorin, operacioni duhej të ishte mbyllur në një mënyrë tjetër”, theksoi Laporta.

Ai ka kritikuar drejtuesit edhe opër Arda Turanin.

“Është e padrejtë sepse po punojnë me Turan për të hequr vëmendjen nga Pogba”,

Në fund ai ka thënë disa fjalë edhe për Lionel Messin.

"Me të kam marrëdhënie të shkëlqyera. Unë mendoj se blerjet e shoqërisë duhet të bëhen pas konsultave edhe me Lionel Messin". /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2015, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori