Laporta do te angazhohet personalisht per kontraten me Xavin
Pëlqej
Albeu.com
Mediat spanjolle kanё përcjellё lajmin se javën e ardhshme presidenti i Barcelonёs, Juan Laporta, do t’i kompletojё vetё negociatat pёr vazhdimin e kontratës me Xavin.
Mesfushori spanjoll njё kohё tё gjatё ёshtё duke biseduar me drejtuesit pёr vazhdimin e kontratës, qё skadon nё vitin 2010. Por mospajtimet rreth pjesës financiare kanё qenё arsye kryesore qё Xavi ende nuk ka vendosur nënshkrim nё marrëveshjen.

Mediat nё Spanjё thonё se presidenti Laporta individualisht do tё kyçet nё negociata dhe do tё tentojё t’i mbyllё tё gjitha nё mёnyrё tё shpejtё.

Tё hёnёn do tё ketë njё takim tё ri, i cili do tё duhej tё ishte edhe i fundit. Laporta do t’i ofrojё Xavit njё marrëveshje tё re, me kushte mё tё mira financiare dhe me njё kohëzgjatje deri nё vitin 2014. Kjo do tё thotë se lojtari do tё mbetet nё Camp Nou deri nё fund tё karrierës sё tij.
Shtuar më 22/11/2008, ora 17:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori